Njoftimi në Twitter për largimin e Yuri Kim, deputeti Salianji: E turpshme

Njoftimin e Ministrisë së Jashtme Shqiptare, ku thuhej se kanë nisur procedurat për largimin e ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim, deputeti i PD-së, Ervin Salinaji e quan të turpshme atë që ka bërë qeveria.

Ai tregoi mesazhin që kërkon të japë Edi Rama. Për deputetin demokrat, kryeministri Edi Rama kërkon që të krijojë perceptimin sikur ka ndonjë rol në emërimin dhe shkarkimin e ambasadorëve.

”E kuptoni çfarë turpi është? Edi Rama kërkon të krijojë perceptimin sikur ka ndonjë rol në emërimin dhe shkarkimin e ambasadorëve. E bën për shkak të qëndrimeve publike të ambasadores për moskapjen e pjesëve të pakapura të sistemit të drejtësisë, apo SPAK, qeveria jep sinjale kujto që shiko, ne po largojmë ambasadoren. Nuk është politikë personale kjo punë. Dhe jep mesazhin tjetër sikur këta idiotët që bëjnë këto, se janë të njëjtët që japin ato përgjigjet në parlamentin britanik, përcaktojnë se kush do të jetë ambasadori amerikan në Shqipëri”.

SHKARKO APP