Njohja e patentave shqiptare në Itali/ Rama: Hapi i radhës, njohja e pensioneve

Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar pas finalizimit të marrëveshjes me Shqipërisë dhe Italisë për njohjen e ndërsjelltë të lejeve të drejtimi të automjeteve.

Teksa ka publikuar foto të ministres së Jashtme, Olta Xhaçka me homologun e saj italian di Maio, Rama shkruan se nga sot patentat shqiptare do njihen si dokument zyrtar në Itali. Kreu i qeverisë shtoi më tej se hapi i radhes është njohje e pensioneve mes dy vendeve.

”U tha u bë! Nga sot lejet e drejtimit të shqiptarëve njihen si dokument zyrtar në Itali. Tani hapi tjetër i domosdoshëm është njohja e pensioneve mes dy vendeve, që me angazhimin serioz të të dy qeverive nuk do të vonojë”, u shpreh Rama.

SHKARKO APP