Plagoset Noizy. Sherr me armë me Babastars (VIDEO)

Një sherr me armë ka ndodhur përballë një hoteli në Prishtinë, dhe mediat kosovare shkruajnë se dy këngëtarët Cozman dhe Noizy janë përleshur mes tyre.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar arrestimin e 3 personave dhe plagosjen e një personi tjetër në përleshjen e armatosur, e cila ndodhi pasditen e të martës në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.
“Pak minuta para orës 18, ka ndodhur një përleshje mes 4 personave nga ku si pasojë e kësaj është plagosur një person i cili është dërguar në emergjencë për trajtim, ndërsa 3 të tjerë janë arrestuar”,- ka thënë Ahmeti.
Dëshmitarët që kanë qenë afër vendin të ngjarjes kanë thënë se janë përfshirë në përleshje dy reperë të njohur shqiptar Noizy dhe Cozman. I plagosur mësohet se ka mbetur Noizy.
Shkaqet e përplasjes nuk dihen ende, por konflikti mes anëtarëve të Babastars dhe OTR ku bën pjesë Noyzi është i hershëm.
Momenti kur Noizy mbërrin në spital pas sherrit me Cozman (VIDEO)

Cozman
https://www.facebook.com/VIPZonnnee/videos/1659745950984029/
KOHA JONË SONDAZH

