Noka: 11 shpërthime me eksploziv në 24 ditë, rekord i zi

Deputeti i PD-së, Flamur Noka përmes një komenti në facebook, ka reaguar për gjendjen e rendit dhe sigurisë në vend. Duke raportuar se kanë ndodhur 11 goditje ndaj jetës dhe ndaj pronës me eksploziv vetëm këtë muaj, ai e cilëson këtë si një rekord të zi të qeverisë Rama.

Referuar kështu rasteve të fundit në vetëm pak kohë, ku vetëm sot kishte dy raste me shpërthim eksploziv, deputeti i PD-së shprehet se nuk ka më asnjë arsye që duhet të presin shqiptarët nga kjo qeveri, thjesht të kërkojnë sa më parë largimin e saj.

Reagimi i Flamur Nokës

Swiss Digital Desktop Reklama

11 goditje ndaj jetës dhe ndaj pronës me eksploziv vetëm këtë muaj. Ky rekord i zi kriminal po ndodh ne vend, vepër e bandave dhe grupeve kriminale që ndihen të fuqishme e te paprekshme për shkak të lidhjeve me qeverinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një panik i vazhdueshëm që ka dëmtuar rëndë sigurinë e njerëzve, të biznesit dhe që mban larg investitorët e huaj. 11 shpërthime tritoli në më pak se 4 javë, janë treguesi i qartë se krimi bashkëqeveris me Edi Ramën dhe sundon kudo në vend. Kjo qeveri po tregon se nuk është zgjidhja për rendin e sigurinë.

Ajo është kthyer në vetë problemin. Cdo gjë tjetër është estradë e propagandë bajate, si ato me konkurs e vetting për policinë. Shqiptarët s’kanë cfarë presin më, duhet ta gjejnë vetë zgjidhjen. Rend e siguri ka vetëm me largimin e Edi Ramës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?