Noka dhe Gjekmarkaj bëjnë fushatë në Mirditë

“Me Kryesinë e PD-së Lezhë të premten dhe sot me Kryesinë e PD-së Mirditë, drejt një qëllimi që se ndalë dot askush, fitoren e demokratëve pranverën e ardhshme. Falenderoj kryetarin e PDSH-së, z.Sali Berisha për besimin e dhënë si drejtues politik në Qarkun Lezhë dhe mbarë demokratët që në të gjithë këto sfida qoftë përballë pushtetit korruptiv të Rilindjes apo problemeve që kemi tejkaluar tashmë dhe brenda familjes sonë politike, qëndruan besnik dhe të bashkuar rreth flamurit të PD-së.
Unë vij në këtë sfidë me fjalën e ndjesës dhe i shtrij dorën e bashkëpunimit çdo qytetari, demokrat që mund të ketë mendime të ndryshme apo socialisti të ndershëm që është kundër këtij pushteti korruptiv, për t’u bërë bashkë dhe për t’i dhënë Lezhës, Mirditës dhe Kurbinit fitoren më të bukur, më të thellë dhe më të rëndësishme se kurrë për të shpëtuar të ardhmen e Shqipërisë. Ne do t’ia dalim”, shprehet Gjekmarkaj pas takimit me qytetarët e Mirditës.

SHKARKO APP