Noka në Kuvend: Ky është buxheti i gomoneve dhe i shpopullimit të Shqipërisë

Deputeti demokrat Flamur Noka, nga Foltorja e Kuvendit ku po diskutohet prej dy ditësh projekt-buxheti i vitit 2023, pati kritika për miratimin e procedurës së përshpejtuar për Portin e Durrësit.

Noka tha ndër të tjera se ky është buxheti i gomoneve dhe i shpopullimit të Shqipërisë.

Ka një gjë që i dogji më shumë shqiptarëve. Urgjenca me të cilën sulltani i Surrelit i imponoi futjen e projektit të Portit të Durrësit Kuvendit. Çfarë urgjencë kishte ky projekt që të futej ditën e buxhetit? Sepse vëmendja do fokusohej te buxheti. Pas kësaj afere fshihet kryeministri dhe banda e tij se nuk shpjegohet ndryshe. Pse duhet të ketë përjashtim nga taksat? Askush nuk tha asnjë fjalë. pse nuk u bë me garë të hapur? Do t’i ngelet turp dhe njollë në histori këtij Kuvendi që e fut dhe e voton vjedhjen e një prej pronave më të mira të këtij vendi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por jo, ka vetëm një gjë që dyfishohet, tenderat dhe konçensionet sepse qeveria ka vendosur të dyfishojë vjedhjen. “Shtrëngo rripin Thanas” i thotë qytetarëve Edi Rama. asnjë masë në këtë buxhet për të lehtësuar rritjen e çmimeve. Kjo qeveri tregoi edhe një herë që ka një cilësi; pangopësi.

Swiss Digital Mobile Reklama

 Ky është buxheti i gomoneve, i shpopullimit të Shqipërisë. Edi Rama nuk e do këtë vend ndaj harton një buxhet të tillë. Ky është buxheti i gomoneve për ta shpopulluar Shqipërinë“, tha Noka.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?