Noka në Milot: Policia të mos provojë protestuesit

Opozita ka nisur mosbindjen civile. Në Milot, aty ku janë depuetët e PD-së, Flamur Noka, Bardh Spahia, Nard Ndoka, mësohet se këta të fundit dhe protestuesit, janë përplasur me policinë. Siç duket forcat e policisë kanë tentuar që të mos lejojnë bllokimin e rrugës. Ndërsa përfaqësuesit e opozitës kanë vijuar bllokimin e sgementit rrugor.

Deputeti demokrat Flamur Noka, apeloi policinë të mos provokojë pasi sipas tij organizatorët i protestës i kanë njohur më parë me të gjithë planin që do të ndiqet.

”Në fakt unë kam komunikuar me oficerët e policisë dhe u kam bërë të ditur gjithë planin dhe nuk është e nevojshme që të vinë dhe provokojnë qytetarët. Jam marrë vesh me ta, kam biseduar me ta, unë së bashku me përfaqësinë. Çdo futje në turmë e policëve është provokim. Qytetarët janë në të drejtën e tyre për të protestuar, qeveria ka shkelur me dy këmbët ligjin. Në momentin që qeveria u hyp në shpinë qytetarëve, u lind e drejta të reagojnë dhe të mos i binden. Nuk është qeveri e qytetarëve por banditëve”,-tha Noka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?