Noka paralajmëron Ramën: Jeni batakçinj, do t’ju përmbysim shumë shpejt

Flamur Noka është shfaqur i indinjuar në foltoren e Kuvendit ku paralajmëron kryeministrin Edi Rama se ai dhe kolegët e tij do ta përmbysin shumë shpejt.

Noka tha se kolegët e mazhorancës janë batakçinj dhe se për ta ka nisur numërimi mbrapsh nga dita e rrëzimit.

“Edi Rama nuk e do integrimin e Shqipërisë, kabineti është i mbushur me hajdutë dhe lidhje kriminale. Rama nuk e do integrimin dhe hapjen e negociatave, pasi do të ishte fundi i një qeveri batakçinjsh. Rama njeh vetëm rrugën e krimit, prandaj nuk është për hapjen e negociatave. Pas këtij muaji në rast se Rama rri këtu dhe shet dëngla, do i themi se numërimi mbrapsht ka filluar dhe është i shkurtër, do e përmbysim”, tha Noka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?