Noka shtyn gardistin dhe sfidon vendimin e Lindita Nikollës për përjashtim

Nuk mungojnë tenstionet as në Kuvend. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka replikuar me deputetin e PD-së, Flamur Noka, ku ky i fundit ka sfiduar vendimin e saj për përjashtim, duke mos dalë nga salla e Kuvendit

Ai ka tentuar që t’i ndërpresë fjalën deputetit socialist, Nasip Naço, ndërsa i ka marrë mikrofonin. Sakaq, në këto momente Noka është përplasur me një prej gardistëve.

Nikolla ka paralajmëruar Nokën që të ikë nga salla, në të kundërt Sekretariati i Kuvendit do të marrë të tjera masa.

 

SHKARKO APP