Noka: Vrasja në Sarandë, gjendje e rëndë e rendit në vend

Vrasja në Sarandë sipas PD tregon gjendjen e rendit në vend. Në një dekalaratë për mediat, deputeti Flamur Noka ka bërë përgjegjese qeverinë për këtë situatë. Ai tha se viktima punonte për të siguruar ilacet e vajzës së sëmurë. Sipas tij Ramës i ka përfunduar kontrata me qytetarin dhe se ata duhet të marrin situatën në dorë për të sjellë një qeveri të re për të ofruar rend dhe siguri,

“Vrasja e 44 vjecarit ne Sarande, nje drame e madhe qe tregon gjendjen e rende ne vend, pasigurine e sundimin e krimit. Ja ku e coi Edi Rama vendin, duke e ndare ne dy bote. Nje qytetar i ndershem qe punon roje naten ne karburant per te siguruar ilacet e se bijes se semure, dhe ne boten tjeter njeriun e droges qe kalon gjithe Saranden me cifte ne dore, pa asnje pengese dhe vret me gjakftohtesi per te marre 600 mije leke. Edi Rama ka hequr dore nga detyra e tij per te siguruar rend dhe ka krijuar parajsen per drogen e drogmenet, grabitesit e banditet me arme. Pak kohe me pare u tha karburanteve te sigurohen vete se shteti nuk ben dot detyren e tij. Ky eshte fundi i kontrates. Qytetaret nuk kane zgjedhje tjeter, te marrin situaten ne dore e te sjellin ne krye nje qeveri qe ben detyren, qe ofron rend e shtyp krimin pa meshire”, komenton ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?