“Non grata-t së shpejti në dyert e qeverisë”, deputeti Çollaku: Amerika nuk fal askënd

Deri më tani, ”non-grata” nga Amerika është shpallur kreu i PD-së Berisha, por deputeti Kreshnik Çollaku thotë se ”non grata-t” do të trokasin në dyert e mazhorancës, sepse SHBA nuk fal askënd.

“Elita politike e këtij vendi është përzier në këtë histori të manipulosh prova e fakte për të dëmtuar kundërshtarin dhe vendin, është tribalizëm i pastër. Kjo betejë e ndyrë pa kode. Mbështes kërkesën e Bardhit dhe padinë në SPAK, i cili duhet urgjent të marrë në dorë këtë hetim. Ky është një krim. SHBA nuk do të kursejë as Edi Ramën. Dëgjoni intervistën e fundit të ambasadores amerikane.

Dhe të jeni të sigurt që SHBA ka non grata edhe në mazhorancë dhe mbase është e afërt dita që do të trokasin edhe në derën e qeverisë. Pak durim le të kemi besim tek amerikanët. Me ndihmën e këtij vendi të madh dhe ndërgjegjësimin e njerëzve që nuk e durojnë dot këtë politikë të pisët mbase do të ketë një shpresë është e vetmja rrugë”,-tha në ”A2cnn”.

SHKARKO APP