”Non papers” për kufijtë në Ballkan, Lajçak: Ide e rrezikshme që shkakton luftë

“E kundërshtoj fuqishëm këtë ide dhe mendoj se është ekstremisht e rrezikshme dhe një ide që shkakton luftë. Nëse e implementojmë këtë ide, do të realizonim ëndrrën e përbashkët të Millosheviç dhe Tuxhmanit dhe kjo nuk është diçka që ne duam ta bëjmë”, thotë Miroslav Lajçak.

I emëruari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, e konsideron të rrezikshme dhe si diçka që i përket së kaluarës. Se kush qëndron prapa dokumenteve “non paper”, një përgjigje të qartë nuk dha, por përgjigjja la të kuptohet se bëhej fjalë për Rusinë. Lajçak sqaroi dhe pse po qarkullon pikërisht tani kjo ide.

“Fatkeqësisht rruga e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian është bërë më e largët dhe e turbullt, ndaj ky është një motiv. Ne kemi krijuar një boshllëk në rajon dhe të tjerët po e shfrytëzojnë duke ardhur me ide të tjera.”

SHKARKO APP