Nora Malaj uron maturantët: Keni kaluar kalvarin e vështirësive për mesimin on line, por ia dolët!

Nga Nora Malaj

Provimi i parë i maturës pasCovid!
Suksese maturantëve që sfiduat Covid -19!
Është hera e parë në historinë e provimeve të maturës shtetërore që provimet bëhen nën kujdes të veçantë dhe me maska e doreza! Sot rreth 40 mijë maturantë në të gjithë Shqiperinë dhe rreth 1500 vezhgues e administratorë po i nënshtrohen provimit të parë të Maturës Shtetërore, me rregulla strike dhe siguri për të respektuar protokollin e Kovid -19! Kjo është një ngjarje e madhe për të gjithë ne!
Kjo është nje ditë shumë emocioniese për Ju maturantë dhe mësues!
Fatkeqësisht ju vitin e fundit thuajse vetëm 2 muaj bëtë në auditore, pasi një herë termeti e më pas Pandemia , jua bene te pamundur zhvillimin e mesimit ne kushte normali. Keni kaluar kalvarin e veshtirësive per mesimin on line , pasi jo çdo kush nga ju mund të kishte akses në iternetë. Me të gjitha vështirësitë e pafundme dhe shtigje te panjohura për të gjithë ju ia dolët që sot të uleni në banka, me mjedise jo më shumë se 15 nxënës në një klasë, duke menaxhuar rregullat strikte të protokollit te distancimit nga Covidi, si dhe me masa të rrepta për ruajtjen e shëndetit tuaj. Natyrisht nuk është e lehtë të shkruash me dorrëza e maska në duar e fytyrë, dhe me stresin që ju mbartni me vete, në situatën paspandemike që tashmë e gjithë shoqëria po kalon. Po jam e bindur qê ju, mësuesit dhe prinderit tuaj do t’ia dilni, jo vetëm që ta realizoni provimin, por dhe të merrni rezultatet që ju deshironi. Uroj shumë që ky sezon provimesh për ju të jetë një tjetër sfidë, që të gjithë bashkë do t’ia dalim!
Mos harroni, ju jeni të shtrenjtë dhe të rëndësishëm jo vetëm për prinderit tuaj, që bëjnë aq shumë sakrifica dhe që thurrin aq shumë ëndrra për ju, po edhe mesuesve tuaj, që sot kanë po aq shumë emocion dhe dashuri për ju dhe e gjithë shoqëria që sot është prane jush!
Mos harroni qe ju jeni matura e parë, që do të mbaheni mend në histori, që kaluat Pandeminë dhe që mbrritët në auditorët e shkollës për t’u quajtur Matura Pas Covidit!
Kjo është fitore e madhe! Suksese e dalshi faqebardhë!

SHKARKO APP