Nora Malaj: Zëri i grave shqiptare, si zëri i forcës dhe i ëndrrës për fëmijët tanë
Deputetja e LSI, Nora Malaj e pranishme në takimin e Lidhjes së Gruas për Integim u shpreh sot se gratë e shqipërisë janë në gjendje të marrin më shumë sfida për të ndryshuar vendin.
Fjala e deputetes së LSI-së, Nora Malaj në takimin e LGI
Me ju gra, me ju motra, me ju zonja botën do ta ndryshojmë, se Shqipëria është e shqiptarëve dhe jo e tradhtarëve. Sot ndjej emocionin tuaj, sot jam zëri juaj, sot jam shpirti juaj, sot jam shpirti i mbesës time 3 vjeçare që do jetën ta ndërtojë këtu. Sot jam thirrja juaj siç jemi bashkë, nëna dhe motra le të bëjmë një marshim në bulevardin e madh sepse bulevardi është i yni, le të bëjmë një marshim për të treguar forcën e gruas dhe ti bashkohemi studentëve, sepse studentët kanë nevojë për dorën e ngrohtë të nënës dhe mos harroni dora që lëkund djepin e lëviz shtetin.
Jam e bindur që dhjetori është momenti më i rëndësishëm ku të gjithë së bashku të themi ne zonjat jemi forcë e madhe dhe forca jonë është vlera, është dashuria. Ne besojmë tek Monika Kryemadhi sepse Monika është gruaja simbol e të gjithë Shqipërisë. Po, ne besojmë tek të gjitha gratë, tek Vlora, tek Durrësi, tek Elbasani, tek Shkodra, tek Fieri dhe të gjitha zonjat sepse ne jemi këtu për të qenë zë i fortë i forcës dhe i ëndrrës për fëmijët tanë. Të gjitha së bashku të vazhdojmë marshimin sepse e meritojmë të tregojmë që jemi LSI-ja. Faleminderit.
KOHA JONË SONDAZH

