Notari amerikan i kërkon falje Brazilit
“20-vjeçari tha se rojet e sigurisë në pikën e karburantit ishin konfrontuar me ta, sepse, pasi kishin urinuar prapa disa shkurreve, ai kishte shqyer një poster reklamash me kornizë hekuri nga muri”.
Fituesi i medaljes ë artë për SHBA, notari Ryan Lochte, ka pranuar në televizionin më të madh të Brazilit mbrëmjen e së shtunës se, ai e kishte ekzagjeruar historinë e tij të grabitjes në Rio, por këmbënguli se nuk gënjeu, shkruan “Reuters”.
Në një intervistë në “Globo TV”, pasi vendi krenar i futbollit fitoi medaljen e parë të artë olimpike me një gjuajtje penalltish, Lochte i kërkoi falje kombit.
“Më vjen keq”, tha një prej notarëve olimpikë me më shumë medalje të Amerikës: “Brazili nuk e meritonte”.
Sportisti olimpik insistoi se ai kishte qënë viktimë e zhvatjes sepse ishte detyruar nga roje të armatosura që të paguante para: “Unë nuk gënjeva. Unë thjesht e ekzagjerova shumë atë që më ndodhi”,- tha ai.
Intervista e Lochte në rrjetin “Globo TV” u transmetua pas ndeshjes Brazil–Gjermani. Ndeshja e futbollit pritej të tërhiqte një numër rekord teleshikuesish dhe shumë prej tyre qëndruan të dëgjonin Lochte tek i drejtohej kombit.
Në intervistë ai u kërkoi falje edhe shokëve të tij, të cilët policia i ndaloi të iknin nga Brazili pas incidentit.
Kur e pyetën se çfarë ndjeu kur pa shokët e ekipit të tij t’i zbrisnin nga avioni dhe t’i kthenin mbrapsht në Brazil, Lochte u përgjigj me fjalët se ndihej “i vrarë”.
“Unë kuptova se e ula poshtë skuadrën time dhe nuk dua që ata të mendojnë se i lashtë në ‘të thatë’”,- tha ai.
20-vjeçari tha se, rojet e sigurisë në pikën e karburantit ishin konfrontuar me ta, sepse, pasi kishin urinuar prapa disa shkurreve, Lochte kishte shqyer një poster reklamash me kornizë hekuri nga muri. Lochte e pranoi këtë në intervistën e të shtunës mbrëma.
KOHA JONË SONDAZH

