Notat e provimit të gjuhës së huaj për maturatët! 22% kanë marrë…

Pasditen e kësaj të shtune kanë dalë përgjigjet e testit të maturës shtetërore, gjuhë e huaj! Testi i gjuhës së huaj ka qenë i pari për maturantët, për të vijuar më pas me gjuhë-letërsinë, matematikën dhe dy provimet me zgjedhje.

Përgjigjet kanë dalë në faqen zyrtare të QSHA (Qendra e Shërbimit Arsimor), te seksioni Matura Shtetërore. Lajm i mirë është se 21.98% e maturantëve kanë arritur që të marrin notën maksimale, 10, e ndërsa kanë mbetur 4.04 %.

Matura 2020 ka ngjallur shumë debat, mes protestave të nxënësve, reagimeve politike, por edhe të ekspertëve. Debati nisi me provimin e Gjuhës dhe Letërsisë, pyetjes së famshme “Çfarë bëri Turi”.

Përgjigjet e provimit të gjuhës së huaj mund t’i gjeni duke klikuar këtu.

SHKARKO APP