Noterët propozim Qeverisë: Të funksionojmë si agjentë tatimorë

Noterët i propozojnë qeverisë që në kuadër të reformës në drejtësi të marrin funksionet e agjentëve tatimorë, ashtu siç ndodh edhe në vendet europiane.

Në një intervistë për Ora News, Fatmir Laçej, zv.President i Dhomës Kombëtare të Noterisë shpjegon se duke u shndërruar edhe në agjentë tatimorë, noterët mund të ndikojnë në uljen e evazionit dhe informalitetit në ekonomi.

"Të gjitha këto tatime të mbahen që në momentin që bëhet vetëkontrata e qerasë apo kontratë e shitjes dhe këto të derdhen në buxhetin sipas përcaktimeve që do të bëhen në një udhëzim të posaçëm", thekson Lacej.

Ai shpjegon se qytetarët janë ndërgjegjësuar dhe në kontratat e shitjes blerjes së pronave nuk vendosin më cmime fiktive, pasi e dinë se në një moment të dytë do të përballen me kostot.

Nëse do të marrim edhe kontratat e shit-blerjes të gjithë qytetarët janë të interesuar që çmimet janë sa më reale. Nëse do të shmangim ndonjë pagese tani, do të jenë përsëri po ata që në një rishtije të ardhshme do të jenë ata që do ta paguajnë këtë barë që e shmangën fillimisht”, shprehet ai.

Laçej bën të ditur gjithashtu se pas vendimit të qeverisë për vendosjen e referencave të qerave ka nisur lidhja e kontratave në bazë të çmimeve të përcaktuara.

Sipas tij, referencat e rritura nuk kanë ndikuar në uljen e fluksit të kontratave.

SHKARKO APP