Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 03:56 Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten Futbolli spanjoll është tronditur nga vdekja e sulmuesit të Tenerife-s, Jesús de Miguel, pas një përplasjeje të rëndë gjatë ndeshjes me Andorrën. Futbollisti 30-vjeçar…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Nufi: Mbrojtja civile nuk mund të bazohet vetëm te reagimi, por edhe te parandalimi

Aktualitet E enjte, 17 Shtator 2026 17:23
Nufi: Mbrojtja civile nuk mund të bazohet vetëm te reagimi, por edhe te parandalimi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka kërkuar forcimin e masave parandaluese dhe të standardeve të sigurisë nga zjarri, duke theksuar se mbrojtja civile nuk duhet të fokusohet vetëm te reagimi pas emergjencave.

Gjatë hapjes së konferencës ndërkombëtare “Tirana Fire Safety 2026”, që po zhvillohet në Tiranë me pjesëmarrjen e ekspertëve, institucioneve publike, akademisë dhe përfaqësuesve të industrisë së ndërtimit e teknologjisë, Nufi tha se siguria duhet të planifikohet që në fazën e projektimit të ndërtesave.

“Nuk mund ta ndërtojmë mbrojtjen civile vetëm mbi reagimin. Ne duhet të jemi po aq të fortë në parandalim, sa ç’jemi edhe në reagim”, deklaroi ministri.

Duke iu referuar zhvillimit të shpejtë urban dhe ndërtimit të strukturave gjithnjë e më komplekse, Nufi nënvizoi nevojën për rritjen e standardeve të sigurisë nga zjarri.

“Sigurinë s’mund ta marrim si të mirëqenë dhe siguria s’mund të jetë asnjëherë një mendim i mëvonshëm. Ajo duhet të projektohet që në fillim!”, u shpreh ai.

Mund t'ju interesojë

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Para 3 orësh
Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Para 3 orësh
Përgjigjet ministri i Infrastrukturës se kur do të dalin nga tregu makinat e vjetra Euro 3 dhe Euro 4

Përgjigjet ministri i Infrastrukturës se kur do të dalin nga tregu makinat e vjetra Eur...

Para 4 orësh
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ministri bëri të ditur se, deri më 9 shtator 2026, sistemi i mbrojtjes civile është përballur me 81 raste zjarresh masive, të cilat kanë kërkuar angazhimin e më shumë se 14,600 forcave, rreth 1,350 mjeteve tokësore dhe janë realizuar 180 operacione ajrore.

Sipas Nufit, pas këtyre shifrave qëndrojnë orë të gjata pune dhe sakrifica të forcave dhe strukturave të ndryshme të angazhuara në përballimin e emergjencave.

Ai vlerësoi angazhimin e Forcave të Armatosura, shërbimeve zjarrfikëse, pushtetit vendor, Policisë së Shtetit, shërbimeve pyjore, administratave të zonave të mbrojtura dhe vullnetarëve.

“Pas këtyre shifrave janë njerëz, orë pune, sakrifica dhe një përpjekje e përbashkët e Forcave të Armatosura, shërbimeve zjarrfikëse, strukturave të pushtetit vendor, Policisë së Shtetit, shërbimeve pyjore, administratave të zonave të mbrojtura, vullnetarëve dhe të gjithë aktorëve të tjerë të sistemit”, tha Nufi

Ministri theksoi se sistemi i mbrojtjes civile, në zbatim të ligjit për mbrojtjen civile, vendos në qendër zvogëlimin e riskut, parandalimin, gatishmërinë, koordinimin dhe aftësinë ripërtëritëse të komuniteteve.

Në konferencë u nënvizua gjithashtu rëndësia e bashkëpunimit mes institucioneve publike, ekspertëve dhe sektorit privat. Sipas ministrit, siguria nga zjarri kërkon standarde të qarta, projektim të sigurt, zbatim korrekt, inspektim efektiv dhe përdorim të teknologjive moderne.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "TFS ERMAL ምምች MINISTER OF DEFEN ILBANIA TIRANAINTERNATIONAL TIRANAIN SEPT"

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten
Para 3 orësh

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor
Para 3 orësh

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?
Para 3 orësh

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Bashkimi Europian vendos: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve! Do përballet me gjobë të rëndë
Para 4 orësh

Bashkimi Europian vendos: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve! Do përballet me gjobë të rëndë

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 11 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 20 orësh

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 18 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

4 Kryetarët e opozitës ruajnë partitë, Rama ruan pushtetin!
Para 13 orësh

Kryetarët e opozitës ruajnë partitë, Rama ruan pushtetin!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.