Nuk çelen negociatat me Shqipërinë, Bregu: Problem i BE-së

Për Shqipërinë nuk u vendos dot sërish caktimi i një date për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare që do të shënonte dhe nisjen e negociatave për anëtarësimin në BE, edhe pse këtë herë për shkak të bllokimit që Bullgaria i ka bërë Maqedonisë së Veriut.

Për këtë vendim, Majlinda Bregu tha se është për faj të problemeve të BE dhe jo të Shqipërisë apo Maqedonisë së Veriut. Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, tha se në këtë proces nuk bëhet më fjalë nëse vendimi është i drejtë, pasi nuk është , por se ky vendim është i vështirë që lidhet me çështjet e brendshme të vetë BE.

“Nuk është e drejtë as për Maqedoninë e Veriut dhe as për Shqipërinë. Nuk është e drejtë as për kosovarët të mos kenë liberalizmin e vizave edhe pse e kanë marrë premtimin prej vitesh. Këtu nuk bëhet më fjalë nëse është e drejt por për një vendimmarrje që është e vështirë pasi edhe vendimet në BE merren me konsensus. Nëse kishte një gjë të vërtetë që qëndronte në idenë e Macron para disa vitesh që duhet të merreshin me thellimin e BE së brendshmi është pikërisht dhe për këtë arsye se ka shumë çështje që në një moment të caktuar një vend i BE mund të ngrejë pretendime duke bllokuar një vend në proces anëtarësimi“, tha Bregu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?