Nuk do jetë në takimin me opozitën, por Basha takohet me Mogherinin diku tjetër

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk do të marrë pjesë në takimin e përfaqësues së lartë të diplomacisë europiane Federica Mogherini me opozitën sot në mesditë.

Kjo gjë u bë e ditur më herët nga burime zyrtare nga PD, ku u tha se në takimin e Mogherinit me opozitarë do të merrnin pjesë nënkryetari i PD-së Edi Paloka dhe deputeti Tritan Shehu.

Por me sa duket Basha do të ketë një takim ‘flash’ jashtë kryeqytetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke iu referuar burimeve nga PD, se Basha do të zhvillojë një takim të shkurtër me Mogherinin në Rinas.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky takim do të jetë para se Mogherini të largohet nga Tirana, ndërkohë që Basha kthehet nga Gjermani, ku ishte për të lobuar për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?