Nuk do lejohen tifozët shqiptarë nga Kosova të ndjekin Shqiperi-Serbi në stadium

 

Qe tani eshte vendosur nga policia shqiptare dhe FSHF qe tifozët shqiptarë nga Kosova dhe ata nga Maqedonia nuk do të mund ta ndjekin në stadiumin “Elbasan Arena” ndeshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë, e cila do të zhvillohet më 8 tetor, për eliminatoret e “Euro 2016”. Lajmi ndonese nuk eshte bere publik, porse eshte zbuluar pakti Rama-Vuçiç edhe per kete probleme. Për këtë janë të bindura mediat serbe, sipas së cilave, pas takimit të Kryeministrit Edi Rama me përgjegjësit e shërbimeve dhe sigurisë, është biseduar për procedurat e biletarisë për këtë ndeshje, e cila nuk e parasheh që me bileta të pajisen edhe tifozët nga jashtë Shqipërisë.

“Kjo nënkupton se në këtë ndeshje nuk do të mund të futen në stadium tifozët nga Kosova dhe shqiptarët nga Maqedonia”, shkruan “kurir.rs”.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, Federata Shqiptare e Futbollit me këtë rast e ka pranuar rekomandimin e UEFA-s, për ta shmangur ndonjë incident, të cilin mund ta shkaktojnë tifozët e këtyre dy vendeve.

“Para lojës, do të ketë kontroll rigoroz për tifozët dhe ndeshjen mund ta ndjekin vetëm ata tifozë që kanë nënshtetësi shqiptare. E ata që hyjnë në Shqipëri ato ditë, do të kontrollohen në detaje”, vazhdon shkrimin “Kurir” e përcjellë nga “Zëri”.

Mesohet se qe tani po sterviten ne menyre speciale forcat e sigurise ne stadium per kete ndeshje, e cila sido qe te dali rezultati , me rendesi ka qe te mos kete probleme ne stadium dhe ne fushen e lojes. Kryeministri Rama ka thene prere drejtuesve te policise dhe sherbimeve sekrete se " na duhen imazhi e jo rezultati". 

SHKARKO APP