“Nuk do t’ju zhgënjej”, Bushati: Nëse fitoj besimin e secilit prej jush, nder e përgjegjësi të jem zëri juaj

Drejtuesi politik i PD në qarkun e Shkodrës, Helidon Bushati vijon takimet me qytetarët.

Së fundmi ai është ndalur në disa familje në Shirokë dhe Zogaj.

Sipas Bushatit, në këto familje gjen zhgënjimin e 8 viteve por edhe shpresën për ndryshim.

Më tej, Bushati ka edhe një premtim: Nëse fitoj besimin e secilit prej jush, do ta kem nder e përgjegjësi të jem zëri juaj. Nuk do të zhgënjej!

Helidon Bushati: Në Shirokë e Zogaj në familjet Pavaci, Rama dhe Rupa.Kjo është fushata më e veçantë për mua. Në çdo familje që trokas, gjej dyer që më hapen. Aty gjej zhgënjimin e këtyre 8 viteve, por edhe shpresën për ndryshim.

Sot me Angjelinin, Myrton dhe Ismetin bashkëndamë hallet e këtyre viteve. Nuk ka qënë aspak e lehtë për secilin prej tyre. Diskutuam edhe për shpopullimin e Shirokës dhe Zogajve. Për këdo në botë, një vend i tillë do të ishte dhuratë nga Zoti për të jetuar.

Kështu nuk mendon klika e pushtetit në ikje dhe kjo merr fund me 25 Prill.

Do të trokas në çdo derë të Shirokës dhe Zogajve. Nëse fitoj besimin e secilit prej jush, do ta kem nder e përgjegjësi të jem zëri juaj. Nuk do të zhgënjej!

SHKARKO APP