Nuk dorëzoi mandatin, por Hajdari s’duket në seancë

Rudina Hajdari, deklaroi se nuk e dorëzon mandatin e deputetes dhe se do të vazhdojë të marrë pjesë në punimet e parlamentit, duke kundërshtuar vendimin e PD-së për të djegur mandatet. Pavarësisht përkushtimit që foli për VOA, deputetja nuk është paraqitur sot në seancën plenare.

“Vendimi im ka të bëjë me të ardhmen e Shqipërisë dhe me ecurinë e demokracisë në vend. Unë mendoj se parlamenti i jep oksigjen demokracisë në vend, u jep oksigjen partive politike, ai është vendi ku ne përfaqësojmë sovranin. Duke marrë parasysh këtë përgjegjshmëri të lartë që unë ndjej mbi shpatulla, mendoj se qëndrimi në parlament do të ishte vendimi më i duhur dhe shërbimi më i duhur që do t’i bëja të ardhmes së Shqipërisë”, u shpreh ajo në intervistë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?