“Nuk e kemi luksin për…”! Mjeku Alimehmeti: Duhet t’i shihnim edhe vaksinat ruse e kineze, s’duhen djegur opsionet
Mjeku i njohur, Ilir Alimehmeti, tha në emisionin “Real Story”, në News24, se Shqipëria duhet të kishte pranuar edhe vaksinat anti-Covid nga Rusia apo Kina.
Sipas mjekut Alimehmeti, ne si vend nuk e kemi luksin të ngelim apriori këto vaksina, pasi më parë duhet të shohim të gjitha variantet.
Nuk kemi pse iu druhemi këtyre vaksinave. Ka ca rregulla sigurie dhe efektiviteti, që duhen parë. Ajo që ne duhet të logjikojmë është se ne kemi institucionet tona, që kanë mundësinë e certifikimit. Pra, kur vjen diçka, të mund ta shohin të paktën sa e vlefshme është. Në një botë ku kemi një kërkesë dhe nevojë kaq të madhe, nuk e kemi luksin të ngelim apriori, duhet ta shihnim. Unë jam me parimin që duhet të kemi një mentalitet të hapur, të shohim të gjitha gjërat që janë aty dhe pastaj sipas mundësive, duhet të marrim gjënë e parë të mundshme, që është e sigurt dhe efektive, sepse çdo ditë që kalon vuajnë X persona. Mos të djegim opsione apriori dhe mos të ngelim njerëz në klasë, pa lexuar se çfarë kanë shkruar më parë.