Nuk e lanë të varroste të motrën, tenton vetëvrasjen në burg

Familja Kovaçi në Berat është e dërrmuar. Sot familjarët përcollën drejt banesës së fundit Brunildën, e cila u vra në Francë por janë tronditur edhe kur mësuan se Shpëtim Kovaçi, ka tentuar vetëvrasjen në burg. Vëllai i Brunildës, ka tentuar vetëvrasjen brenda ambjenteve të Burgut të Beratit, ku ishte duke vuajtur dënimin. Shpëtim Kovaçi ka tentuar të presë damarët e fytit me briskun e rrojes.

Ai është gjetur i gjakosur në dhomë nga policët e burgut, të cilët e kanë sjellë me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku ndodhet nē Sallën e Operacionit. Mjekët e Repartit të Urgjencës kanë deklaruar se,ai është jashtë rrezikut për jetën. Pas mjekimit tē marrë, ai është transportuar sërish drejt IEPV-së Berat. Shpëtim Kovaçi, mësohet se ka tentuar vetëvrasjes pasi nuk ju dha leja për të marrë pjesë në funeralin e të motrën.

Nëna e Brunildës kërkoi që Drejtoria e Burgjeve të lejonte pjesëmarrjen në varrim të djemve të saj që ndodhen të dënuar. “Kërkojmë djemtë që të varrosin motrën e tyre të dashur. Vini dorën në zemër se një motër e kishin. Ia masakruan atje, të mos vijnë edhe vëllezërit është turp i Zotit”,ishte deklarata e nënës, që nuk u plotësua nga Drejtoria e Burgjeve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?