Nuk e njeh si kryetar të PD? Basha i përgjigjet Ramës

Lulzim Basha thotë se ëndrra e kryeministrit Edi Rama për të patur përballë një PD të damkosur me non grata nga SHBA mori goditjen e parë në 9 shtator. Këtu ai i referohet shpalljes non grata të ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Nuk mund të them se kam arritur ta dëgjoj atë që ka thënë Rama sot, nuk kam koment për këtë në vetëvete. Ëndrra e Ramës për të patur përballë një PD të damkosur me non grata nga SHBA mori goditjen e parë në 9 shtator dhe u bë pluhur e hi në Kuevndin Kombëtar të 18 dhjetorit, ku demokratët zgjodhën të ardhmen. Ka arsye të jetë nervoz.

Demokratët kanë zgjedhur të bashkohen. Zgjodhën t’i japin fund sundimit të kastës 31 vjeçare që është pengea kryesore për rotacionin.

Sa për Ramën dhe grupin e tij “na bashkoi non grata amerikane”, e mbani mend grupin “na bashkoi kënga popullore”, ka qenë një grup shumë i mirë. Ky grup do zgjerohet shumë shpejt, ata janë e shkuara, demokratët kanë zgjedhur të ardhmen dhe do t’i prijnë ndryshimit”.

SHKARKO APP