Nuk e paguajnë dhe e kërcënojnë italianin, 3 shqiptarë në pranga

Policia italiane në qytezën e Chivassos ka arrestuar tre shqiptarë me rezidencë në qytetin e Torinos, me akuzën e kërcënimit me armë ndaj një qytetari italian 44-vjeçar me profesion pastiçier. Tre shqiptarët e arrestuar janë Dorina Sakja, 29 vjeç, vëllai i saj Dorian Sakja 42 vjeç, e Viktor Caka 34 vjeç.

Italiani 44 vjeçar kishte punuar disa kohë pa një kontratë të rregullt pune pranë një pastiçerie në Torino, ku pronare ishte shqiptarja Dorina Sakja.

Punëdhënësja e tij i kishte lënë pa paguar rrogën prej 3000 euro.

Në mbrëmjen e 6 korrikut italiani 44 vjeçar së bashku me vëllain e tij kishin lënë takim me tre shqiptarët për kryerjen e pagesës. Por pasi kanë ç’aktivizuar videokamerat e lokalit, e mbyllur në magazinën e tij dy italianët, tre shqiptarët kanë kërcënuar me pistoletë 44-vjeçarin për të nënshkruar dokumente ku vërtetohej se Dorina Sakja nuk kishte asnjë detyrim ekonomik ndaj pastiçierit italian.

Kërcënimi ka vazhduar për gati një orë nën plumba pistoletash që qëllonin pranë trupit të italianit, duke e frikësuar për vdekje. Një ditë më pas viktima ka denoncuar ngjarjen pranë rajonit të Policisë së qytetit të Chevassos.

Kontrolli i Policisë në pastiçerinë e Dorina Sakjas ka vërtetuar shenjat e gëzhojave të plumbave në magazinën e lokalit, ndërsa në shtëpinë e Dorian Sakjas janë gjetur kuti me plumba e një karikator i boshatisur i një pistolete të kalibrit 22, si dhe distinktivë fallso të Policisë italiane.

SHKARKO APP