“Nuk është Florjan Binaj, është mjeku Ilir Alimehmeti kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës”

Analisti Arjan Curri është shprehur në “Top Story” se opozita do të zgjedhë Ilir Alimehmetin si kandidat për zgjedhjet lokale në Tiranë vitin e ardhshëm.

Sipas Currit, nuk do të jetë Florian Binaj, por sipas tij, kandidatura është mjeku Ilir Alimehmeti, figura me votëmbledhëse në Tiranë. Mjeku tiranas kur kandidoi në Tiranë mori, pa mbështetje, mbi 19 mijë vota. Sondazhet tregojnë se ai ka marrë vota edhe nga e majta. Ndaj Tirana do të jetë një përplasje titanësh, e ku fituesi vështirë se parashikohet. Burime të rezervuara nga PS treguan se kryeministri Rama mund të nxjerrë një emër tjetër për Tiranën në zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm, ajo e Arbër Hajdarit.

Përballja Ilir Alimehmeti me Arbër Hajdarin do të jetë deri në minutën e fundit pa emër kryetari. Votë me votë, shkon Tirana me këto dy emra. Në të kundërt nëse Arbër Hajdari nuk kandidohet fiton thellë mjeku Ilir Alimehmeti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesë nga diskutimi në Top Story:

Swiss Digital Mobile Reklama

Curri: Zoti Lela nuk e di a na tha të vërtetën, a do kenë Florian Binajn kandidat apo do ia japin Alimehmetit. Unë di një tjetër thashethem, që i është premtuar Alimehmetit kandidimi për Bashkinë e Tiranës.

Lela: Kur di për SPAK, për PD patjetër.

Curri: Për rastin e PD mund të t’i them edhe burimet.

Lela: Unë hesht me heshtje, nuk është kjo tema, është herët të flasim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

E dëmton 4371 (76.7%)
Nuk e dëmton 1326 (23.3%)

Vota totale: 5697