Nuk është koha për luftë brenda PD

Nga Arian Galdini/Si Kryetar i LDE bej thirrje publike qe Opozita shqiptare dhe populli opozitar te mos zhyten ne dekurjim e as ne spirale fajesimesh per shkak te gjithckaje ndodhi me kinsezgjedhjet qe u zhvilluan ne Diber/
Ky eshte nje moment reflektimi dhe fajesimi.
Nuk eshte koha as per lufte e rivalitete te brendshme dhe as per rivendikime karrierash personale.
Shqiperia e kanabisit, dje ne Diber deshmoi se eshte shume me e fuqishme sesa Shqiperia e ndergjegjes.
Muskujt e Shqiperise se kanabisit, nuk mund te perdoren si pirunj e thika per te shqyer si kurban rivalitetesh te brendshme, Lidershipin aktual te PD dhe te Koalicionit Opozitar.
Ka vend per reflektim. Ka detyrim per reflektim.
Por kurresesi nuk mund te biem ne kurthin dhe dinamikat e shushunjezimit te gjithkujt qe mezi pret nje trup politik te mpire nga tronditjet, per te thithur gjak karriere personale.
Une si Arian Galdini, si Kryetar i LDE, dhe ne si Parti Aleate e PD dhe e Lulzim Bashes, shprehim mbeshtetjen e palekundur dhe besimin e plote, se Lulzim Basha dhe PD i kane te gjitha aftesite, kapacitetet dhe atributet per ta udhehequr Koalicionin tone drejt fitores se zgjedhjeve te ardhshme.
Patjeter qe, Dibra eshte nje kumt i zi per demokracine dhe per Opoziten shqiptare.
Ne humbem ne Diber sepse Shqiperia e Ndergjegjes, nuk u materializua e as konfigurua dot tek mesazhi dhe strategjia jone elektorale.
Nderkohe qe Shqiperia e kanabisit u shpreh e plote, joshese dhe e frikshme ne Diber me banda, cuba, tregetare, e gjithfare operatori me te cilet krijoi nje centrifuge e trysni te pashoqe per te mberritur tek ai rezultat befasues ne Diber.
Befasia e rezultatit te Dibres nuk eshte normalitet elektoral.
Qe te ndodhin te tilla befasi, ose duhet te kete ndodhur ndonje zhvillim historik, ose duhet te jete nje kandidat me cilesi te jashtezakonshme ai qe ka fituar, ose duhet te jete nje kandidat fortesisht i kundershtuar ai qe ka humbur.
Asnjera nga keto 3 mundesi nuk ka ndodhur.
Perkunderazi, Dibra hyri ne zgjedhje te parakohshme pas nje skandali te turpshem dhe poshterues te ish Kryetarit te Bashkise se Dibres.
Kandidati i majte, mund te jete i pakritikueshem ne vetvete, por nuk ka shfaqur ndonje aftesi te jashtezakonshme per te prodhuar kete permbysje.
Nderkohe qe kandidati i Opozites, ishte shume i pelqyer dhe i vleresuar nga te gjitha palet.
Po te sjellim ne vemendje ketu edhe deshtimin dhe tejkonsumimin skandal pas skandali te Qeverisjes qendrore, llodhjen dhe pakenaqesine e madhe popullore me kete qeverisje, funksionimin e gjymte te Koalicionit Qeverises ne Diber, ku njeri aleat i majte pothuajse nuk ishte, ndersa aleati tjeter i majte mori nje rol te panatyrshem aty ku nuk kuptohet ndonje arsye e shendetshme dhe logjike se perse duhet te ishte, duket si nje realitet fantazmagorik ky rezultat poshterues per Opoziten.
Ky rezultat, nuk deshmon vetem humbjen e Opozites ne Diber.
Me keq akoma, ky rezultat deshmon deshiren e lige te atyre qe e kane projektuar dhe prodhuar gati gati laboratorikisht (pothuajse si ne laboratorin e droges ne Xibrake) kete rezulat elektoral, te cilet deshmojne me cka kane bere ne Diber, nuk duan qe ne Shqiperi te kete Opozite.
Dhe vetem ata qe duan te mbreteroje Autoritarizmi dhe Krimi, nuk duan Opozite.
Prandaj, ne si LDE kerkojme reflektim, por jo fajesime.
Ky eshte momenti qe Opozita te reflektoje e bashkohet moralisht, drejtesisht me motive e qellime te mbara.
Shqiperia e kanabisit, nuk do me zgjedhje te lira e te ndershme, e as Opozit ne vitin 2017.
Prandaj ne duhet te leme menjane arsyet tona personale, dhe te bashkohemi duke inkurajuar, kerkuar dhe luftuar per nje lufte totale kunder Karteleve te Droges, Qeverisjes ne simbioze me krimin dhe kanabisin, duke propozuar nje Opozite morale dhe te denje si alternative.
Te bashkuar, te kordinuar, mund te prodhojme sinergji.
Eshte koha te reflektojme, pranojme te vertetat e hidhura dhe te ndertojme nje strategji perballjeje dhe alternative morale dhe te pergjegjshme.
Ky eshte qendrimi im si Kryetar i LDE, ky eshte qendrimi i LDE.
Koalicioni Opozitar duhet te mblidhet ne baza javore dhe te kordinohet ne baza ditore.
Kete e kerkojme si domosdoshmeri qe tia dalim mbane ne luften totale kunder Karteleve te Droges, dhe ne luften tone per te prodhuar nje alternative fituese opozitare.
Ne besojme se Lulzim Basha eshte lideri i duhur me te gjitha aftesite e kapacitet e duhura per te na udhehequr te gjitheve se bashku.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?