”Nuk flej dot në atë dhomë”, i riu përlotet në studio: Unazën e Rezartës…
Dhjetori që lamë pas solli një ngjarje të trishtë, që u përfol shumë në media. Rezarta dhe Olsi, një çift që ishin martuar pak ditë para ngjarjes, u vunë në qendër të vëmendjes mediatike pas helmimit nga mangalli. Olsi ka arritur të mbijetojë, ndërsa Rezarta për fat të keq ka ndërruar jetë në moshën 19-vjeçare.
Olsi, shoqëruar nga dy prej familjarëve të tij, ka rrëfyer jo pak nga historia. Në emisionin “Shqipëria LIVE”, ai ka treguar se me Rezartën ishin njohur në moshë fare të vogël, ndërsa nuk i ka mbajtur dot lotët gjatë bisedës në studio.
“Atë e kam dashur shumë, shumë. Përkohësisht do qëndroj në Shqipëri, pastaj të shikoj. Asnjë natë nuk kam fjetur te dhoma e gjumit që nga ajo natë, nuk më bën zemra. Unazën e Rezartës e mbaj gjithmonë me vete”, është shprehur Olsi.
Megjithatë, e ëma e Olsit ka treguar se lajmet në media, që fillimisht hodhën dyshimet për vetëhelmim, kanë futur dy familjet në konflikt. Olsi ka rrëfyer se natën e ndërrimit të viteve, i ka telefonuar mamasë së Rezartës për ta uruar, ndërsa komunikimi mes dy palëve ka qenë normal.
KOHA JONË SONDAZH

