Nuk gjeti darkën gati, shqiptari rreh gruan dhe djalin

Darka nuk ishte gati dhe kaq ka mjaftuar që një shqiptar, banues në Itali, të dhunonte gruan dhe djalin e tij.

Sipas mediave italiane, policët ndërhynë pas sinjalizimit të miturit, i cili dukshëm ishte i tmerruar dhe kur mbërritën në vendngjarje agjentët gjetën gruan dhe fëmijën në gjendje të rëndë, të frikësuar dhe në nevojë imediate për trajtim mjekësor.

Raportohet se bashkëshorti i gruas, duke mos gjetur darkën gati në kohën e kthimit në shtëpi, kishte filluar një grindje me gruan e tij, më pas kishte filluar ta qëllonte atë dhe djalin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Teksa gruaja dhe fëmija po merrnin ndihmën mjekësore, policia me ndihmën e patrullave të tjera, arritën të kapnin shqiptarin dhe ta dorëzonin në stacionin e policisë, duke vërtetuar kështu rrëfimin e viktimave të dhunës së tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sikur të mos mjaftonte kjo, policia verifikoi se shqiptari po qëndronte jashtë ligjit në territorin italian.

Në përfundim të aktiviteteve rituale, shtetasi shqiptar iu referua Autoritetit Gjyqësor për agresionin kundër gruas dhe fëmijës. Mbrëmjen pasuese ai u dërgua në aeroportin e Fiumicinos për t’u kthyer në Shqipëri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?