Nuk i jepte lekët e pensionit për të pirë alkool, djali bën për spital të ëmën

Një 51-vjeçar nga Mati është arrestuar nga policia pasi ushtronte dhunë fizike ndaj nënës së tij të moshuar 75 vjeçe.

Në pranga u vu Anton H, 51 vjeç, banues në Baz, i cili ka qenë edhe më parë i dënuar për dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Shkaku i dhunës, mendohet se janë lekët e pensionit, i cili ia kërkonte nënës së tij për ti prishur për konsum alkooli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia thotë se “arrestimi i tij u bë pas marrjes së infomacionit se shtetasja L.H, 75 vjeçe,  në banesën e saj po dhunohej nga djali i saj, i cili  po ushtronte  dhunë  fizike, duke i shkaktuar dëmtime fizike në trup”

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia ka arrestuar menjëherë shtetasin e lartpërmendur, si dhe i ka dhënë ndihmën e duhur shtetases së dhunuar, e cila pas marrjes së ndihmës  mjeksore është larguar në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a/1, i Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?