“Nuk i liroi vendin të nxirrte makinën”, përleshen fqinjët e një pallati në Durrës (Video)

Një rast i paprecedent është shënuar në qytetin bregdetar të Durrësit, teksa fqinjët e një pallati janë përleshur mes tyre për shkak të një vendi parkimi. Në pamjet e publikuara shihet makina e dëmtuar si pasojë e konfliktit.

Sherr për një vend parkimi on Vidnews.

“Përshëndetje JOQ! Këtu nuk jemi në Kabul, por në Durrës.
2 qytetarë që banojnë në të njëjtin pallat janë zënë për një vend parkimi, më saktë për daljen nga parkimi. Makina që shikoni në video kishte bllokuar daljen e makinës tjetër, gruaja shkon tek shtëpia e komshiut për t’i kërkuar që ta largojë makinën sepse i duhej të kalonte, por komshinjtë e kishin masakruar duke e rrahur.
Pas kësaj, familjarët e gruas i kanë bërë këtë masakrim kabulesk makinës mbrëmë.
Po na e shpifin këtë vend dita-ditës!”- ka shkruar një qytetar për JOQ.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?