Nuk i ndahen përndjekjet ish-presidentit Bill Klinton, e thërrasin të dëshmojë për çështjen Epstein

Komiteti Mbikëqyrës i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, i kryesuar nga republikani James Comer, ka ndërmarrë një veprim të paprecedent duke thirrur në gjyq disa ish-zyrtarë të nivelit të lartë, përfshirë Bill dhe Hillary Clinton si dhe ish-drejtorin e FBI-së James Comey, në kuadër të hetimeve për lidhjet dhe dokumentet që lidhen me Jeffrey Epstein.

Komiteti kërkon gjithashtu që Departamenti i Drejtësisë të dorëzojë të gjitha dokumentet e disponueshme mbi rastin Epstein deri më 19 gusht, përfshirë komunikimet e brendshme, raportet hetimore dhe çdo informacion mbi individët e përfshirë.

Thirrje të gjera në gjyq: një listë emrash të fuqishëm

Swiss Digital Desktop Reklama

Përveç Clintonëve dhe Comey-t, komiteti kërkon dëshminë e një numri ish-Prokurorësh të Përgjithshëm amerikanë, përfshirë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Loretta Lynch

Eric Holder

Merrick Garland

William Barr

Jeff Sessions

Alberto Gonzales

Po ashtu, është thirrur në gjyq edhe Robert Mueller, ish-drejtor i FBI-së dhe prokuror i posaçëm në hetimin për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016.

Presion për transparencë mes tensioneve politike

Sipas raportimit të Axios, veprimi i Komitetit Mbikëqyrës shihet si një sfidë direkte ndaj udhëheqjes republikane, teksa baza e mbështetësve të Trump ka shtuar presionin për zbardhjen e çështjes. Kjo pason njoftimin e fundit të Departamentit të Drejtësisë, i cili deklaroi se nuk ekziston një “listë klientësh” dhe se vdekja e Epstein në vitin 2019 ishte rezultat i vetëvrasjes – qëndrim ky që është vënë në pikëpyetje nga shumë figura publike dhe analistë.

Rezolutë dypartiake në minutat e fundit

Në një lëvizje të papritur, ligjvënësit demokratë arritën të kalojnë një rezolutë për lëshimin e thirrjeve në gjyq pak para mbylljes së seancës së Kongresit për pushimet e gushtit. Në mënyrë të pazakontë, disa republikanë u bashkuan me demokratët, përfshirë:

Nancy Mays

Scott Perry

Brian Jack

Ky bashkëpunim dypartiak ka intensifikuar kërkesat për transparencë të plotë dhe hetime të reja.

Iniciativë për deklasifikimin e dosjeve

Ndërkohë, përfaqësuesit Thomas Massie (R-Kentucky) dhe Ro Khanna (D-Kaliforni) kanë nisur një iniciativë ligjore për deklasifikimin e të gjitha dosjeve të çështjes Epstein. Iniciativa ka për qëllm mbledhjen e 218 nënshkrimeve për të çuar çështjen në debat të hapur në Dhomën e Përfaqësuesve, një zhvillim që pritet të ndodhë në muajin shtator.

Pritshmëri dhe pasiguri

Ende nuk është e qartë se çfarë dokumentesh do të dorëzohen dhe nëse personat e thirrur do të pranojnë të dëshmojnë vullnetarisht apo do të sfidojnë ligjërisht thirrjet. Por presioni politik për transparencë është më i larti në vite, dhe çështja Epstein, e mbushur me dyshime dhe mungesë përgjigjesh, mund të rikthehet fuqishëm në qendër të debatit publik amerikan.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?