”Nuk i pashë autorët”, Agim Hida mbeti i plagosur. Pistë e kaluara e vëllait

Mbrëmjen e së enjtes, Agim Hida ishte i ulur në lokalin pranë zonës së Bathores ku banon, kur një prej autorëve që lëvizin me motomjet e qëlluan me armë nga një distancë e afërt duke e lënë të plagosur. Policia nuk ka ende një pistë konkrete për ngjarjen, por verifikimet kanë nisur për të kaluarën e vëllait të tij, pasi disa vite më parë është akuzuar se ka kryer një vrasje në zonën e Yzberishtit në Tiranë.

Grupi hetimor pritet të marrë në pyetje 46-vjeçarin Hida për të sqaruar rrethanat dhe që mund t’i ndihmojë në zbulimin e autorëve. Në komisariat janë shoqëruar vetëm dëshmitarë okularë dhe persona që mund të kenë djeni për ngjarjen.

Vëllai është Flamur Hida, tek i cili është përqëndruar hetimi për vrajsen e një italiani, Stefano Rossi vite më parë. Sipas hetuesve, në fokus të hetimit është në përgjithësi e kaluar e Flamurit.

Në ato pak fjalë që ka deklaruar Agim Hida në spital pas plagosjes, është shprehur se ka qenë errësirë dhe nuk i ka parë autorët. Grupi hetimor do ta rimarrë në pyetje për të sqaruar të tjera detaje pasi për shkak të gjendjes mbrëmjen e së enjtes nuk ka qenë e mundur të pyetet me hollësi.

SHKARKO APP