Nuk ishte lëndë plasëse, por dushi, ja e vërteta e shpërthimit në banesë (Foto)

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 03:00, një shpërthim ndodhi në një banesë të lagjes “Kushtrimi” në Vlorë.

Fillimisht, nga informacionet paraprake u mendua se bëhej fjalë për lëndë plasëse të vendosur në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit me iniciale J.D., një shpërthim që fatmirësisht solli vetëm dëme material.

Por përmes hetimeev të kryera nga policia në vendngjarje u zbulua se nuk bëhej fjalë për sasi lënde plasëse, por në banesë kishte shpërthyer dushi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?