“Nuk jeni asgjë, do ju vras”, shqiptari terrorizon gruan dhe vajzat

Një shqiptar i dënuar me 1 vit e 4 muaj dhe 20 ditë burg, për dhunë ndaj bashkëshortes së tij, mesa duket nuk ka zënë mënd.
Pas daljes nga burgu ai u kthye në shtëpi duke i premtuar bashkëshortes, se nuk do ta keqtrajtonte dhe ishte i gatshëm për një familje të bashkuar.

Ngjara ka ndodhur me 10 tetor 2014, por tani, gruas së tij dhe dy vajzave (njëra maxhorene ndërsa tjetra nxënëse në shkollën fillore), u është dashur që të kërkojnë ndihmë dhe strehim, pasi 44-vjeccari i ka dhunuar. Ata janë drejtuar për ndihmë një qendre anti-dhune në Padova për t’i shpëtuar kërcënime me vdekje të bashkëshortit.

Ndërsa tani shqiptari ka rënë sërish në pranga të policisë, dhe duhet t’i përgjigjet keqtrajtimit të rënduar nga fakti se është kryer në praninë e fëmijëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mediat italiane bëjnë të ditur se skenat e dhunës dhe poshtërimeve ndaj bashkëshortes së tij shqiptari i kishte bërë në sy të dy vajzave, të cilat e kanë pasur të pamundur që të mbrojnë nënën e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë që dhe vajzat nuk kanë mundur që ti shpëtojnë dot dhunës fizike dhe psikologjike të babait, shkruan mattinopadova.gelocal.it.

Por mësohet se zakonisht mbrëmje dhe ndodhte që shpesh ai shkonte i dehur në shtëpi, dhe për bashkëshorten dhe vajzat shtëpia kthehej në një ferr të vërtetë.

Të lodhura nga kjo lloj jetese, ato u zhvendosën në komunitetin kundër dhunës së grave ku dhe njoftuan policinë për arrestimin e të shoqit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?