Nuk ka festë ditën e Verës! Kryebashkiaku i Elbasanit: Festojmë në shtëpi

Një ditë vere në shtëpi, ashtu siç nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja , kryeqendra e festimeve, ka ripërsëritur lutjen për qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi. Për ta ka një premtim vitin tjetër do të bëhet një festë shumë e madhe.

“Këtë Ditë Vere, mijëra njerëz kishin menduar ta festonin në Elbasan për t’u argëtuar me aktivitet e parashikuara, për të shijuar gatimet tradicionale, për të vizituar pikat turistike të Elbasanit. Pa dyshim, do merrnit me vete edhe ballokumet e shijshme të amvisave tona. Sa bosh duket shtëpia jonë pa të gjithë ju, miqtë tanë që nuk na mungoni asnjë vit. Por shëndeti i të gjithëve ne është shumë i rëndësishëm. Ju kemi premtuar një festë shumë më të madhe vitin e ardhshëm, por ndërkaq po ju sjellim disa copëza nga Elbasani ynë. Janë fotografi 3D të qytetit, të pikave turistike, atraksioneve më të rëndësishme. Gëzuar Ditën e Verës me plot shëndet në familjet tuaja. Festojmë në shtëpi”, shkruan Llatja.

http://virtualtour.elbasani.gov.al/?fbclid=IwAR3ELQ66Cz2MLljdboOlc8GJhoIMmi1d-JbPYU_agH_Vk5TmUr9N2cqXlS8

SHKARKO APP