“Nuk ka hajdut 2 metra”/ Batuta e gazetares: Shtatlartësia ime, në përpjestim të zhdrejtë me vjedhjen
“Ke parë ndonjëherë hajdut 2 metra ti? Ke parë të kapet ndonjë hajdut 2 metra? Nuk ka, ta harrosh”.
Kjo ishte deklarata e kryeministrit Edi Rama në “Opinion”, e cila u komentua shumë, madje u bë edhe burim memesh në rrjetet sociale.
Por lidhur me këtë deklaratë të shefit të qeverisë reagon edhe gazetarja Sonila Meço, e njohur ndër të tjera për shtatlartësinë e saj.
Me nota të forta humori dhe ironie, përmes një postimi në Facebook, autorja e “Tempora” në RTV Ora, shprehet se, “me pak ponde në taka përjashtohem nga të supozuarit “hajdute”.
“Sepse jam modeste, ndaj nuk po shprehem mbi shtatlartësinë time dhe përpjestimin e zhdrejtë tashmë të vërtetuar me “vjedhjen” e parasë publike.
Për transparencë jam vërtet 180 cm, por më thuhet masivisht se ngjaj 2 metra e pak, ose…ose me pak ponde në taka përjashtohem nga të supozuarit “hajdute”, shkruan Meço në postimin e saj.