Nuk ka më izolim/ Manastirliu: Nuk kemi luksin që të kemi një…
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në fjalën e saj në Kuvend u kërkoi qytetarëve të zbatojnë masat në një kohë që rastet vazhdojnë të jenë të larta në numër. Ajo tha se nuk do të rikthehet sërish izolimi dhe masat drastike, por qytetarët duhet të zbatojnë rregullat, pasi nëse nuk ka shëndet, s’ka as ekonomi.
“Nuk kemi luksin që të kemi një qytetar, një polic apo një inspektor për situatën e pandemisë. Të gjithë bashkë duhet të mësohemi me ndryshimin e sjelljes, të të jetuarit. Ka ende zëra që thotë se Covid-19 nuk ekziston. Po të shkoni sot te Spitali Infektiv, janë 6 persona rëndë, disa prej të cilëve fare të rinj. Kjo nuk është lojë, duhet marrë seriozisht. Mos e vendosim në një stres të pamerituar sistemin tonë shëndetësor. Qytetarët të zbatojnë masat e thjeshta, të vendosin maskat, të ruajnë distancimin dhe të kujdesen për higjienën. Nuk do të izolohemi, nuk do të marrim masa, por duhet të zbatojmë rregullat e thjeshta”.