“Nuk ka patur vetëm 119 kilogramë kokainë, por 1925 kilogramë te kamioni i “BANA KING”!

Gazetari Artan Hoxha thotë për “Opinion” se brenda kontenierit ka patur 1925 kilogramë kokainë, por janë hequr më përpara pjesa tjetër e kokainës.

Ja se çfarë pohon gazetari Hoxha që ka burime:Në ngarkesë në makinë e BANA KING (bananet) mungojnë 113 arka me banane. Policia shqiptare ka kapur vetëm 7 dhe në ato 7 janë gjetur vetëm 119 kg. Shtuar dhe këtu 106 arkat e tjera shkojnë te sasia 1925 kilogramë, gati 2 ton.

106 arkat e tjera skaneri tregon që mungojnë. Skaneri na tregon që ka probleme brenda, ngarkesa nuk është e plotë te kjo që kapi policia. Kush e çon konteinerin te skaneri?- pyet gazetari, duke lenë të kuptohet se kjo është e dirigjuar dhe e mirëkontrolluar nga struktura shtetrore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej ai vazhdon: E çon dogana, e çon dhe policia. Skaneri skanon atë që i sjellin. Arkat janë zbritur dhe pastaj u gjetën te magazina 119 kg se nuk e dimë sa kanë marrë ata në Romanat. Tek ajo ndalesa në Romanat, ata 4 personat kanë hyrë kanë marrë pjesën tjetër të ngarkesës”, -tha Artan Hoxha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dhe të gjitha këto, në këtë rast, me linjën e BANA KING.

Mafia shqiptare qarkullon qindra milionë euro me kokainën, ndaj ka pallate të mëdha që po ndërtohen në Tiranë. Hetimi i drejtësisë duhet të kontrollojë burimet e financimit për këto persona. Policia kriminale po heton, por duhet patjetër prokuroria të jetë e angazhuar seriozisht.

Nëse do shteti e gjen se kush fshihet pas tyre, por duket se janë të përzier ose janë në bashkëpunim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?