Nuk ka qetësi në Velipojë/ Shpërthen bombola e gazit, plagosen rëndë 3 të rinj dhe një e mitur

4 anëtarët e një familje në Velipojë kanë mbetur të plagosur, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në kuzhinën e hotelit të tyre. Të plagosur kanë mbetur Klarisa Gjika 15 vjeç, Danjela Gjoka 18 vjeç, Enriko Gjoka 19 vjeç dhe Alketa Gjoka 30 vjeç.

Mësohet se të lënduarit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës, ndërsa priten informacione të tjera në vijim mbi gjendjen e tyre shëndetësore.

Kjo ngjarje vjen pas masakrës me katër të vrarë për disa metra hapësirë në plazhin e Velipojës, për vendosjen e shezlongeve dhe çadrave.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?