Nuk ka rend dhe siguri, tjetër vrasje në Shqipëri. Vritet nipi i Tonin Gjinit

Zbardhet emri i 51-vjeçarit që u qëllua pasditen e kësaj të marte në Rrëshen. Mësohet se bëhet fjalë për Andon Kelin, i cili ndërroi jetë rrugës për në spital. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj vrasje, nëse kjo ka ndodhur për një konflikt të çastit apo nëse ka një histori të mëparshme.

”Rreth orës 17:40, në qytet Rrëshen, Mirditë, në rrugë është plagosur me armë zjarri shtetasi A.K, 51-vjeç, banues në fshatin Malaj, Mirditë, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Mirditë dhe FNSH-së po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas ”Top Channel”, Anton Keli është nipi i Tonin Gjinit (ose Armando Gjini), që i bën atentat në Tiranë një vit më parë, më 12 gusht dhe vlen të theksohet se dhe vrasja e tij është e të njëjtës natyrë. Gjini, është i njohur për drejtësinë si pjesë e grupit të Met Kananit. Ai ishte arrestuar vitin e kaluar ( 12 maj 2018) si pjesë e grupit të baronit të drogës dhe u mbajt pak kohë në paraburgim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekzekutimi i Gjinit ndodhi në trotuarin e Katedrales së Rrëshenit. Në një moment bashkëshortja e Gjinit ka zbritur nga makina për të blerë diçka në një dyqan, ndërsa në makinë kanë pritur 48 vjeçari dhe djali i tij. Aty i është afruar një makinë me xhama të zinj, nga ku është qëlluar me armë zjarri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?