“Nuk kanë paguar qiranë” – qytetarja e prekur nga tërmeti i ankohet Ramës: Qiraxhiu s’ka marrë bonusin, na kërkon lekët

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ishte në qytetin e Durrësit ku inspektoi nga afër punën për rikonstruksionin e pallateve që nuk kishin dëmtime në strukturën mbajtëse.

Teksa u përball me disa banorë të prekur nga tërmeti në lagje të ndryshme të qytetit, Rama u ka kërkuar atyre të bëjnë durim.

Një banore e shoqëruar nga bashkëshorti i saj bëjnë me dije se qiraxhiu i kërkon lekët sepse nuk është paguar nga shteti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama: Duhet pak durim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Banorja: Dy muaj

Rama: Dy muaj nuk janë asgjë.

Banorja: Po ne nuk na kanë thënë gjë kur do bëhen.

Banorja: Jam rrugëve. Nuk e kanë paguar qiranë.

Burri i banores: S’ka marrë bonusin. Jam në shtëpi, po ai kërkon lekët.

Rama: Ai lekët i ka të garantuara përderisa ti ke letrën. Të gjithë ata që kanë letrën ata janë të garantuar dhe në rast kur pronarët krijojnë problemet ju duhet të na e bëni ne me dije. Në Itali kanë 15 vite që janë nëpër kabina dhe presin tu bëhet shtëpia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?