Nuk kanë të ndalur tërmetet, ku ishte epiqendra këtë herë
Tashmë prej ditësh tërmetet janë kthyer në një trend i zakonshëm në vendin tonë. Fatmirësisht, ata janë thuajse të papërfillshëm pasi lëkundjet sizmike nuk shkojnë më shumë se 2.2 ballë të shkallës rihter, duke bërë që jo të gjithë ta ndjejnë.
Natën e mbrëmshme në orët e vona janë shënuar tre tërmete, gati njëri-pas tjetrit me epiqendër dy në Fushë Krujë dhe njëri sërish në Gjirin e Lalëzit.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, magnituda më e lartë ka qenë në Gjirin e Lalëzit, 2 ballë, ndërsa në Fushë Krujë nga 1.4 dhe 1.7. Kujtojmë se deri tani janë shënuar qindra tërmete të vogla në të gjithë vendin, kryesisht në Shqipërinë Qendrore.

KOHA JONË SONDAZH

