“Nuk kemi telefon të mirë për mësimet”, familja në Librazhd në kushte ekstreme: Jetojmë me ndihmë ekonomike

Kjo është shkolla 9 vjeçare e fshatit Kuturman të Librazhdit, që prej më shumë se tre javësh ka mbyllur dyert për shkak të masave të marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Ndërsa nxënësit janë të izoluar nëpër shtëpi. Në këtë shtëpi të dëmtuar nga vitet janë izoluar dhe tre motra.

Ato janë nxënëse të shkëlqyera, por jetojnë në kushte të vështira ekonomike. Ndaj dhe kanë mbetur prapa me mësime.

I ati Urim Gjokola ka vetëm këtë telefon të thjeshtë i cili nuk ju vjen dot në ndihmë që dhe ato të marrin mësimet online si shoqet e tyre.

Jo vetëm motra e vogël por dhe Xhesika nuk e di se çfarë mësimi ka për sot.

“Nuk e di, sepse nuk kemi kushtet e nevojshme, telefon të mirë nuk kemi”.

Asaj i vijnë në ndihmë shpesh herë shokët e klasës.

“Mund të shkoj tek ndonjë shok që ti marr mësimet”.

Këto vajza përpiqen vetë të mësojnë dhe të bëjnë detyra duke  ndihmuar njëra-tjetrën.

Kjo familje jeton vetëm me ndihmë ekonomike prej 5 mijë e 7 qind lekë në muaj dhe është për tu marrë shembull se si në një situatë mbijetese ju evokon vajzave dijen.

“Nuk dalin, mbahemi vetëm me përkrahjen sociale. Edhe dritat kam 3 muaj pa i paguar se s’më del llogaria”.

Si kjo familje ka me dhjetëra që përballen me vështirësi për tu ushqyer dhe nuk kanë fare kushte që fëmijët e tyre të ndjekin shkollën online.

E vogla e familjes na përshëndet para se të largohemi me një numër akrobacie.

Fshati Kuturmani ndodhet pranë qytetit te Librazhdit dhe ka një popullsi prej rreth 2000 mijë banorësh.

Pjesa më e madhe e tyre janë të papunë dhe jetojnë me ndihmë ekonomike.

"Nuk kemi telefon te mire per mesimet", familja ne Librazhd ne kushte ekstreme | ABC News Lajme

/abcnews.al

SHKARKO APP