Nuk keni nevojë më të rendni pranë gjykatave, ja si mund të “gjurmoni një çështje gjyqësore”.
Çështjet gjyqësore mund t’i gjurmoni nga kompjuteri i shtëpisë. Kështu në një njoftim të fundit të “e-Albania” thuhet se nëse ke një proces gjyqësor ku je palë apo i interesuar do të duhet të mbetesh i azhornuar me zhvillimet dhe ecurinë e procesit. “Avokati ose qëndrimi pranë gjykatës marrin para dhe kohë.
Tani është fare e thjeshtë për të gjithë. Me portalin unik qeveritar “e-Albania” kushdo mund të gjurmojë çështjen gjyqësore që ka interes apo është palë, vetëm përmes një numri protokolli.”
Shërbimi “Gjurmimi i çështjeve gjyqësore” e thjeshton gjurmimin nga qytetari dhe është i vlefshëm për 12 kategori dhe 29 gjykata në mbarë Shqipërinë. Më tej akoma: Ju mund të hyni në sistem për të parë në çdo orë të ditës gjatë gjithë javës, ku në e-Albania, mjafton një klik.
Ky shërbim elektronik mundëson ndjekjen/gjurmimin e çështjeve gjyqësore nëpërmjet sistemit informatik të Gjykatave për Menaxhimin e Çështjeve Civile dhe Penale (CCMIS dhe ICMIS)
Çështjet të cilat mund të gjurmohen janë:
- Civile të përgjithshme
- Çështje familjare
- Çështje administrative
- Çështje tregtare
- Çështje penale themeli
- Çështje penale në fazën e hetimit
- Çështje penale të veçanta
- Çështje penale në fazën e ekzekutimit
- Çështje civile të veçanta
- Çështje penale rishikim mase mjekësore
- Çështje penale me të mitur
- Çështje penale ushtarake
Gjykatat që ofrojnë shërbimi janë:
- Gjykata e Apelit, Durrës
- Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Durrës
- Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Kavajë
- Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Elbasan
- Gjykata e Apelit, Gjirokastër
- Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Gjirokastër
- Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Përmet
- Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Sarandë
- Gjykata e Apelit, Tiranë
- Gjykata e Rrethit Gjyqësor ,Tiranë
- Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Dibër
- Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Krujë
- Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Kurbin
- Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Mat
- Gjykata e Apelit, Korçë
- Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Korçë
- Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Pogradec
- Gjykata e Apelit, Shkodër
- Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Shkodër
- Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Pukë
- Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Lezhë
- Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Tropojë
- Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Kukës
- Gjykata e Apelit, Vlorë
- Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Vlorë
- Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Fier
- Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Berat
- Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Lushnje
- Gjykata e Krimeve të Rënda
Hapat e procedurës
Hapat që duhet të ndiqen për të marrë shërbimin “Gjurmimi i çështjeve gjyqësore”:
-logimi në portal
-vendosja e numrit të çështjes (merret nga gjykata) sipas formatit të mëposhtëm: Formati i numrit të çështjes: xxxxx-yyyyy-zz-aaaa
KOHA JONË SONDAZH

