Nuk kishin paguar energjinë prej 13 vitesh, shkarkohen 131 punonjës të burgjeve

Akti më i fundit është shkarkimi i 131 punonjësve të burgjeve nga Ministri i Drejtësisë, të cilët nuk paguanin energjinë elektrike.

Mësohet se këta persona, ishin debitorët më të mëdhenj të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Burime nga Ministria bëjnë me dije se verifikimi është bërë pas një urdhri të kryeministrit Edi Rama.

Ministria e Drejtësisë bëri me dije se vlera e faturave të papaguara nga këta 131 punonjës shkon deri në 23 milionë lekë dhe periudha e mospagimit shkonte deri në 13 vjet.

SHKARKO APP