“Nuk më dhanë shkresë motivacioni”, flet mjeku që e shkarkuan nga QSUT

Një ditë pas shkarkimit nga detyra, mjeku Ilir Allkja ka treguar si i erdhi pa asnjë arsye urdhri për largimin nga QSUT.

Në një lidhje direkte për Ora News, ai tha se shkarkua nga drejtori pa asnjë motivacion.

Sipas tij, përgjegjësi nuk ka pranuar që t’i japë atij një letër motivacioni për largimin nga puna.

“Pasi kisha kryer 5 vizita më takon përgjegjësi, kam porosi nga drejtori që të ikni nga puna. Më jepni një shkrim, i thashë. Shkrim nuk ta jap. Me urdhër verbal nuk iki nga puna. Unë ndenja dy ditë deri sa dolën rezultatet e atyre pacientëve të dyshuar me koronavirus që i kisha dërguar unë. Isha pa veshje speciale. Kur dolën negative unë dola nga spitali. Më kanë akuzuar se kam dalë në protestat e opozitës. Nuk e di a është e antiligjshme të shkosh në protestë. Mua ma garanton Kushtetuta që të shkoj në protesta. Nuk është mëkat kjo që kam bërë unë. Ndërsa për sa i përket detyrës, ne marrim porosi nga njësia e koordinimit të urgjencave mjekësore dhe këto e kanë për detyrë që rastin ta pyesin për shenjat që kanë dhe për historinë nëse kanë lidhje me të tjerë që kanë udhëtuar apo jo.”, tha Allkja.

Mjeku në Urgjencën e QSUT ishte futur në karantinë pasi kishte vizituar 3 pacientë që dyshohet se ishin me koronavirus, ndërkohë që nuk ishte veshur me veshjen speciale.

Kryeministri Rama e cilësoi gënjeshtër pasi dy ditë më parë, mjeku kishte postuar vetë fotografi i veshur siç duhej.

SHKARKO APP