Nuk mjafton një ditë për promovimin e trashëgimisë

Gani Çekrezi dhe Eliseo Çepani janë dy artistë të rinj të cilët trashëgiminë kulturore e gdhendin njëri në gurë, e tjetri në pikturë. Në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë prezantohen edhe krijimet e tyre së bashku me veshjet tradicionale shqiptare dhe objekte të trashëgimisë materiale.

Promovimi i kësaj pasurie unike për vendin tonë, nuk është e mjaftueshme vetëm në një ditë, sipas artistëve. Gani Çekrezi krahas, gdhendjes së kostumeve të larmishmëve shqiptare ai pikturon edhe shtëpitë monument kulture, të cilat po rrënohen dita ditës.

Ndërkohë që Eliseo Çepani, i qëndron besnik kostumeve një shekullore dhe bën thirrje që ato të mos deformohen në emër të traditës.

Në hollin qendror në ditën Kombëtare të Trashëgimisë u prezantuan krahas kostumeve origjinale dhe stolive një shekullore, pjesë e fondit të muzeut edhe qilima e anije prej druri, krijuar në formë artizanale.

SHKARKO APP